TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Prill 2023, 18:34

Dëmtimi më i rëndë për një futbollist, vjen lajmi tjetër i hidhur për Marash Kumbullën

Shkruar nga Pamfleti

Dëmtimi më i rëndë për një futbollist, vjen lajmi

Lajm i keq për Marash Kumbullën dhe Kombëtaren  e Shqipërisë. I dëmtuar në gju që në fillim të sfidës që Roma e barazoi 1-1 në “Olimpico” ndaj Milanit, Kumbulla endroi vetëm 15 minuta në fushë, por u detyrua të largohej shumë shpejt, pas përplasjes aksidentale që pati me Zhiru. 

Në fillim, dukej se ishte vetëm një mavijosje në kofshë pak sipër gjurit, por “Sky Sport Italia” raporton se qendërmbrojtësi është diagnostikuar me një këputje të ligamentit të kryqëzuar të përparmë në gjurin e tij të djathtë. 

Kjo do të thotë se sezoni praktikisht ka përfunduar për mbrojtësin e Shqipërisë. Ekzaminimet në ditët në vijim do të përcaktojnë procedurën që do të ndiqet deri në riaftësimin e plotë, që mund të kërkojë shumë muaj. Lajm i keq edhe për Shqipërinë, pasi trajneri Silvinjo nuk do të ketë në dispozicion një pikë të fortë në mbrojtje. 

Ka qenë një sezon i pafat për shqiptarin që mes stolit dhe paraqitjeve me pikatore, numëron edhe një karton të kuq dhe dy javë skualifikim për faull reagimi të keq dhe antisportiv në fushë ndaj Berardit. 

marash kumbulla mbrojtësi shqiptar roma

Lini një Përgjigje