TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Korrik 2024, 21:48

Mbyllet në barazim pjesa e parë/ Holanda dhe Anglia dhurojnë spektakël në Dortmund, traversa u mohon golin dy ekipeve (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Mbyllet në barazim pjesa e parë/ Holanda dhe Anglia dhurojnë

Përfundon pjesa e parë e gjysmëfinales Holandë-Angli. Supersfida që po luhet në “Signal Iduna Park” të Dortmundit është mbyllur në barazim 1-1, por nuk kanë munguar as traversat nga të dyja skuadrat.

Skuadra e drejtuar nga Ronald Kuman gjeti e para golin e avantazhit në minutën e 7 të takimit. Simons realizoi një gol fantastik nga jashtë zonës duke shtangur portierin Pikford.


Zgjat vetëm 10 minuta avantazhi i Holandës. Anglia barazon reazultatin në minutën e 17 me Herri Kejn nga pika e bardhë e penalltisë. Kejn nuk gaboi nga 11-metra, duke shndërruar penalltinë e fituar prej tij.


Në minutën e 30,  traversa i mohoi golin mbrojtësit holandez Dumfris.


Një minutë më vonë ishte sulmuesi i Anglisë, Foden që i shkoi shumë pranë golit, por u ndal nga shtylla.


Mbetet të shihet si do të shkojnë 45 minutat e dyta të kësaj supersfide.

 

anglia holanda "euro 2024"

Lini një Përgjigje