TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Korrik 2024, 20:26

Pas aventurës në “EURO 2024” Broja i jep fund edhe pushimeve, sulmuesi kuqezi nis stërvitjen në Tiranë (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Pas aventurës në “EURO 2024” Broja i jep fund edhe

Pas aventurës në “EURO 2024” me Kombëtaren shqiptare, Armando Broja i ka dhënë fund edhe pushimeve.

Sulmuesi kuqezi ka filluar menjëherë nga puna, për të qenë sa më në formë për sezonin e ardhshëm futbollistik. Broja ka nisur stërvitjen në Tiranë, në një nga komplekset sportive të kryeqytetit.

Përsa i përket të ardhmes së tij, është akoma e paqartë. Nuk dihet ende nëse 22-vjeçari do të qendrojë te Çelsi, apo do të largohet nga “Blutë e Londrës”.

Blutë e Londrës nuk pranojnë më pak se 22 milionë euro për ta lënë të lirë, duke qenë se ka kontratë me sulmuesin deri në verën e vitit 2028.

Kujtojmë që Broja ka oferta të ndryshme nga Premier Liga dhe Seria A, nga klube si Evertoni, Ullverhepton apo edhe Milan.

Pas aventurës në “EURO 2024” Broja i jep fund edhe

armando broja sulmuesi shqiptar

Lini një Përgjigje