TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Korrik 2024, 20:04

Anglia dhe Holanda kërkojnë biletën për finalen e Europianit, mësoni formacionet zyrtare të supersfidës

Shkruar nga Pamfleti

Anglia dhe Holanda kërkojnë biletën për finalen e

Holanda do të përballet kundër Anglisë në “Signal Iduna Park” të Dortmundit, takim i vlefshëm për raundin gjysmëfinal të Kampioantit Europian 2024.

Holanda vjen pas fitores 2-1 kundër Turqisë në çerekfinale, dhe është tërësisht e karikuar për t’u rikthyer në një finale të një kompeticioni madhor për herë të parë pas 14 vitesh. “Tulipanët” kanë hedhur në fushën e lojës ekipin më të mirë, sepse e dinë që sonte do të kenë përballë ekipin më të fortë në letër që kanë pasur deri më tani.

Nga ana tjetër, Anglia vjen pas dy fitoreve tepër delikate kundër Zvicrës dhe Sllovakisë. “3 Luanët” kanë dalë jashtë pritshmërive në këtë turne, duke treguar një lojë të dobët dhe shpesh herë kanë vënë në diskutim kualifikimin. Në fillim të kompeticionit ata shiheshin si pretendent, parashikim që filloi edhe u shua me kalimin e kohës. Sonte kanë shansin e artë që të prekin finalen e dytë radhazi.

Formacionet zyrtare:

Holanda (4-3-3): Verbrugen; Dumfris, De Vrij, Van Dajk, Ake; Shuten, Simons, Reijnders; Malen, Depaj, Gakpo 

Trajner: Ronald Kuman

Anglia (3-4-3): Pikford; Guehi, Stouns, Uoker; Tripier, Rajs, Maino, Saka; Bellingham, Kejn, Foden 

Trajner: Gareth Sauthgejt

Anglia dhe Holanda kërkojnë biletën për finalen e

anglia holanda formacionet zyrtare

Lini një Përgjigje