TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Nëntor 2024, 22:11

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare ka akord, në Spanjë e bëjnë të kryer transferimin e tij te Valencia

Shkruar nga Pamfleti

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare ka akord, në Spanjë e

Ivan Balliu pritet të firmosë në verë me Valencian. Një lajm i tillë për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare bëhet fakt i kryer në Spanjë.

Është “TodoFichajes”, që raporton se Valencia e ka mbyllur marrëveshjen me mbrojtësin shqiptar.

Balliu është pjesë e Rajo Vajekanos prej vitit 2021, ndërsa kontratën e ka të vlefshme pikërisht deri në fundin e këtij sezoni.

Vetë 32-vjeçari preferon Valencian në La Liga, pasi te Rajo Vajekano ka filluar të mos jetë titullar i padiskutueshëm. Një lëvizje mjaft interesante kjo e Balliut për sezonin e ardhshëm, pasi ka planifikuar të zbarkojë në Mestaja të Spanjës.

ivan balliu valencia mbrojtësi i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje