TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Maj 2026, 18:36

Maran gati listën e parë te Shqipëria për miqësoret e qershorit, sulmuesi kuqezi merr ftesën zyrtare nga tekniku italian

Shkruar nga Pamfleti
Maran gati listën e parë te Shqipëria për miqësoret e
kristian shpendi

Trajneri i ri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, pritet të publikojë gjatë kësaj jave listën e futbollistëve të grumbulluar për dy ndeshjet miqësore ndaj Izraelit dhe Luksemburgut, që kuqezinjtë do të zhvillojnë javën e ardhshme.

Federata Shqiptare e Futbollit ka shpërndarë paraprakisht ftesa për një numër të gjerë lojtarësh, ndërsa tekniku italian do të përzgjedhë më pas grupin përfundimtar me të cilin do të nisë punën në prag të këtyre sfidave. Dy miqësoret do të shërbejnë edhe si hapi i parë në ndërtimin e ekipit që Shqipëria do të prezantojë në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kombeve.

Mes emrave që kanë marrë ftesë është edhe sulmuesi Kristian Shpendi. Futbollisti i Çezenës ka spikatur në sezonet e fundit në Serinë B italiane, duke u kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës së tij dhe duke konfirmuar cilësitë si golashënues.

Shpendi ka regjistruar deri tani vetëm një paraqitje me fanelën kuqezi, në miqësoren ndaj Gjibraltarit, takim në të cilin fitoi penalltinë që vendosi sfidën në favor të Shqipërisë me rezultatin 1-0.

Burime pranë ekipit bëjnë me dije se emri i tij është pjesë e listës paraprake të Maran, ndërsa gjatë javës pritet të mësohet nëse sulmuesi do të jetë edhe në listën përfundimtare të Kombëtares. Në grupin final pritet të ruhet pjesa më e madhe e lojtarëve që ishin pjesë e skuadrës edhe nën drejtimin e ish-trajnerit Silvinjo.

kristian shpedi kombëtarja shqiptare miqësoret e qershorit

Lini një Përgjigje