TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Dhjetor 2024, 21:02

Majkëll Shumaker, 11 vite jetë “e pezulluar” nga 7 herë kampioni i Formula 1

Shkruar nga Pamfleti

Majkëll Shumaker, 11 vite jetë “e pezulluar” nga 7

Njëmbëdhjetë vite më parë, në 29 dhjetorin e 2013, Majkëll Shumaker do të aksidentohej duke bërë ski në Alpet Savoie të Francës dhe prej asaj kohe do humbiste vetëdijen, por jo dashurinë dhe kuriozitetin e fansave për gjendjen e tij shëndetësore, e cila vijon të jetë e errët. Në "garën e fundit", 7 herë kampioni i Formula 1 ishte në shoqërinë e djalit të tij Mik, atëherë katërmbëdhjetë vjeç.

Sipas dëshmive të drejtpërdrejta të këtij të fundit dhe rindërtimeve të mëvonshme të hetimit, Shumaker u largua nga pista. Më pas ai hyri në një fushë me borë të papërpunuar, një hapësirë jo më shumë se tridhjetë metra e gjerë.

Skitë ngecën dhe shtatë herë ish-piloti gjerman i Formula 1 u rrëzua, duke goditur kokën në një gur të dalë. Si pasojë, një dëmtim shumë i rëndë në kokë që do t’i shkaktonte dëmtim në tru.

Ndoshta situata u përkeqësua nga prania e një videokamere në kaskë, që e lëndoi më keq. Shumi e kapërceu krizën dhe operacionin e gjatë. Më pak se gjashtë muaj pas aksidentit, Shumaker u zgjua nga koma dhe u transferua në një klinikë private në Lozanë për të ndërmarrë një proces rehabilitimi.

Gjatë kësaj periudhe, Shumaker iu nënshtrua operacioneve të tjera kirurgjikale. E në fund u transferua në vilën “La Reserve”, rezidenca e tij luksoze zvicerane e Gland, në brigjet veriore të liqenit të Gjenevës. Shumaker është mbrojtur nga konfidencialiteti total i familjes së tij dhe i shumë pak njerëzve të lejuar në praninë e tij.

majkëll shumaker ish-piloti i formula 1

Lini një Përgjigje