TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Dhjetor 2024, 19:03

Lara Kolturi renditet në vendin e 14 në Austri, vit pozitiv për skiatoren shqiptare (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Lara Kolturi renditet në vendin e 14 në Austri, vit pozitiv për

Skiatorja shqiptare, Lara Kolturi u rendit në vendin e 14, në garën e Sllallomit në Semmering të Austrisë. Kolturi mbyll në mënyrën e duhur një vit që mund të konsiderohet pozitiv, sa i takon arritjeve në sport.

18-vjeçarja spikati me paraqitjen e saj në nëntor, në pistën e Gurgl në Austri, duke u renditur në vendin e dytë, pas amerikanes Mikaela Shifrin. Ky ishte një rezultat historik për vendin tonë, pasi ngriti në podium flamurin shqiptar.

Lara Kolturi, pas një periudhë pushimi, ka si objektiv që të përmirësohet akoma më shumë në vitin 2025, me synimin e vetëm, për t’u shndërruar në protagoniste absolute në botën e skive.

 

lara kolturi skiatorja shqiptare

Lini një Përgjigje