TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Dhjetor 2024, 17:03

Anis Mehmeti tregon klasin, sulmuesi shqiptar tund rrjetën 2 herë brenda 17 minutave (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Anis Mehmeti tregon klasin, sulmuesi shqiptar tund rrjetën 2 herë

Anis Mehmeti fantastik. Sulmuesi shqiptar ka realizuar dopietë me Bristol Sitin në Championship, në ndeshjen ndaj Portsmuthit.

Mehmeti realizoi fillimisht në minutën e 15 pas një asist të Bird, ndërsa kompletoi dopietën pas gjysmë ore lojë. Futbollisti kuqezi konfirmon edhe njëherë momentin e mirë që po kalon, në një kampionat shumë të vështirë.

 

Anis Mehmeti në këtë sezon ka gjetur rrugën e rrjetës 8 herë, sakaq për të ky është takimi i 23 në këtë edicion të Championship. Nëse vazhdon me këtë formë, nuk do jetë e largët dita kur emri i tij mund të përfundojë në radarët e klubeve të mëdha në Europë.

 

anis mehmeti sulmuesi shqiptar bristol siti

Lini një Përgjigje