TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Dhjetor 2024, 19:25

Kualifikueset e Botërorit 2026/ Ylli i Anglisë në dyshim për ndeshjen me Shqipërinë, trajneri i njohur konfirmon lajmin

Shkruar nga Pamfleti

Kualifikueset e Botërorit 2026/ Ylli i Anglisë në dyshim për

Arsenali u përball në muajin dhjetor me dëmtimin e yllit të sulmit, Bukajo Saka. Ky i fundit iu nënshtrua ndërhyrjes dje, ndërsa rikuperimi pritet të zgjasë më tepër nga sa mendohej.

Fillimisht u tha se lojtari i Anglisë mund të ishte gati në shkurt. Trajneri Arteta ka treguar se tashmë kjo gjë nuk është e mundur.

Do të jetë më shumë se dy muaj. Nuk e di saktësisht sa më gjatë. Është shumë e vështirë për t’u thënë”, u shpreh trajneri i njohur.

Saka është pjesë e përfaqësueses së Anglisë. Kështu me shumë gjasa do ta humbasë ndeshjen me Shqipërinë, që luhet më 21 mars dhe hap grupin për kualifikueseset e Botërorit 2026.

bukajo saka sulmuesi anglez kualifikueset e kupës së botës 2026

Lini një Përgjigje