TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Maj 2026, 16:02

Liverpuli shkarkon Arne Slot, të kuqtë i prishin punë Milanit me trajnerin e ri

Shkruar nga Pamfleti
Liverpuli shkarkon Arne Slot, të kuqtë i prishin punë Milanit me
arne slot

Liverpuli ka konfirmuar largimin e Arne Slot nga posti i trajnerit të ekipit të parë. Njoftimi u bë publik përmes një komunikate zyrtare të shpërndarë në rrjetet sociale të klubit anglez.

Liverpuli konfirmon se Arne Slot largohet nga posti i trajnerit në mënyrë të menjëhershme dhe se tani ka nisur kërkimet për trajnerin e ri. Ai largohet me një titull të fituar në Premier Ligë dhe me mirënjohjen dhe vlerësimin më të madh”, thuhet në deklaratën e klubit.

Sipas raportimeve të tabloidit britanik “Daily Mail”, drejtuesit e Liverpulit kanë marrë vendimin pas një analize të detajuar të sezonit të sapopërfunduar. Burimi në fjalë pretendon se renditja e skuadrës në vendin e pestë dhe bilanci prej 20 humbjesh gjatë sezonit kanë ndikuar në vendimmarrje.

Po sipas të njëjtit raportim, pakënaqësi kanë shfaqur edhe disa prej lojtarëve kryesorë të ekipit, mes tyre Mohamed Salah, i cili tashmë është larguar nga klubi, lidhur me stilin e lojës së trajnerit holandez.

Ndërkohë, Liverpuli ka nisur punën për gjetjen e pasuesit të Slot. Emri që po përmendet më së shumti është ai i Andoni Iraolës. Trajneri spanjoll, i cili drejtoi Bërnmuthin drejt kualifikimit në Ligën e Europës, shihet si favoriti kryesor për të marrë drejtimin e “The Reds”.

Iraola ka qenë gjithashtu në qendër të spekulimeve për një kalim të mundshëm te Milani, si zëvendësues i Masimiliano Alegrit, por ky skenar duket se ka humbur terren. Aktualisht, tekniku spanjoll konsiderohet kandidati më i fortë për stolin e Liverpulit.

arne slot tekniku holandez liverpul

Lini një Përgjigje