TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Nëntor 2024, 20:09

Liga e Kombeve/ Anglia shkatërron Irlandën dhe kthehet në Divizionin A, Haland kalon Benzema te Franca, por me 60 ndeshje më pak

Shkruar nga Pamfleti

Liga e Kombeve/ Anglia shkatërron Irlandën dhe kthehet në

Anglia shkatërron Irlandën dhe rikthehet në Divizionin A të Ligës së Kombeve.

"Tre Luanët" shënuan fitore me shifrat 5-0, të mjaftueshme për të parakaluar Greqinë falë ndeshjes direkte, pasi dy kombëtaret e mbyllën grupin B2 në kuotën e 15 pikëve.

Pesë autorë të ndryshëm shënuan golat për Anglinë, me Kejn, Gordon, Galagher, Boen dhe Harud-Belis që tundën rrjetën kundërshtare.

Në anën tjetër, fitore po ashtu mori edhe Greqia, të cilët fituan me rezultatin 2-0 ndaj Finlandës ne Helsinki. Anastasios Bakasetas realizoi për 1-0 në minutën e 52, teksa golin e dytë e realizoi Kristos Colis në minutën e 56.

Kështu, Anglia e ka përfunduar këtë cikël të Ligës së Kombeve si lidere e grupit me 15 pikë, po aq sa ka edhe Greqia në vendin e dytë, por ‘Tre Luanët’ kanë golaverazhin më të mirë.

Në ndeshjet e tjera, Norvegjia shkatërroi Kazakistanin me rezultatin 5-0. Shenjë në këtë takim la Erling Haland me 3 gola të realizuar, ndësa vend pati edhe për Sorloth dhe Nusa që kompletuan “manitën”.

Sulmuesi i Mançester Sitit vazhdon të jetë një “makinë e vërtetë” golash dhe te Norvegjia po bën atë që askush se ka bërë më përpara, por me këto numra dhe ecuri do të thyejë shumë rekorde edhe të shumë bomberave të tjerë në kombëtaret e tyre, duke qenë se ndaj Kazakistanit e tundi rrjetën dy herë në pjesën e parë dhe tani janë 38 gola në 39 ndeshje. Benzema ka shënuar te Franca 37 në 97 ndeshje…

Erling Haland tashmë ka shënuar më shumë gola për vendin e tij se Diego Maradona – në 53 ndeshje më pak! Goli i 21 këtë sezon për Erling Haland me klubin dhe kombëtaren… 7 në Ligën e Kombeve deri më tai!

anglia greqia norvegjia liga e kombeve

Lini një Përgjigje