
Kosova do të përballet me Lituaninë, në ndeshjen e fundit të Ligës së Kombeve. Në konferencën për shtyp u ndal të fliste, sulmuesi i “Dardanëve”, Vedat Muriqi.
Skandali në Bukuresht- "Jemi krenar në përgjithësi, mund të them se jemi krenar. Kemi marrë një vendim të duhur në atë moment, ngaqë u prekëm emocionalisht dhe moralisht.
Ne si futbollist e kemi mbyllur kapitullin. Nesër kemi synim ta mbyllim ciklin me fitore, jemi të përgatitur”.
Ndeshja e radhës- “Na pret një kundërshtar i vështirë. Nuk pajtohem personalisht me asnjë rezultat tjetër përveç fitores. Do të dalim me çdo fuqi që kemi për pikët e plota, ta mbyllim ciklin me fitore dhe shpresoj të kemi vazhdimësi.
Sa i përket ndeshjes me Rumaninë jemi stërvitur 4-5 ditë të mira dhe u vërejt që do të kishim paraqitje të mirë. Ne shkuam në Rumani me mentalitetin dhe emocionin që kishim nga loja e parë, shkuam për fitore.
Nuk e patëm fatin me vete për të shënuar një gol. Po ta kisha shënuar unë ose Edoni në fillim, do të ishte më ndryshe loja.
Shpresojmë dhe besojmë fuqishëm që do të vazhdojmë kështu, që nesër ashtu edhe gjatë ciklit të ardhshëm”,- tha ai.
Lini një Përgjigje