TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Nëntor 2024, 19:19

“Asgjë nuk krahasohet me këtë”, vajza e Silvinjos poston pamjet emocionuese me tifozët pas ndeshjes me Çekinë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Asgjë nuk krahasohet me këtë”, vajza e Silvinjos

Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, ka pasur si zakonisht tifozë në “Arena Kombëtare” familjarët e tij, të cilët kanë ardhur në vendin tonë për të ndjekur dy sfidat vendimtare të Ligës së Kombeve të kuqezinjve ndaj Çekisë dhe Ukrainës.

Vajza e Silvinjos, Tati, është ajo e cila ka “dokumentuar” rregullisht në rrjetet sociale qendrimin e saj në vendin tonë, duke postuar foto dhe video nga vizitat tashmë të zakonshme në Shqipëri që kur drejtimin e Kombëtares e ka marrë Silvinjo.

“Asgjë nuk krahasohet me këtë”, vajza e Silvinjos

Kështu ka bërë edhe dje, teksa ka publikuar momente nga ndeshja, por edhe një video pas saj. Aty shfaqen lojtarët e kombëtares si dhe stafi, të cilët kishin shkuar të bënin ritualin e zakonshëm duke festuar para grupimeve të tifozëve në një nga tribunat pas portës në “Arenën Kombëtare”.

“Asgjë nuk krahasohet me këtë”, vajza e Silvinjos

Asgjë nuk krahasohet me këtë”, shkruante Tati në videon në fjalë që publikoi në profilin e saj.

tati mendes vajza e silvinjos tifozët e kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje