TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Dhjetor 2024, 21:46

Lara Kolturi renditet në vendin e 8 në garën e sllallomit në pistën e Killington, skiatorja shqiptare sërish në “top-10”

Shkruar nga Pamfleti

Lara Kolturi renditet në vendin e 8 në garën e sllallomit në

Fundjava amerikane në pistën e Killington për skiatoren shqiptare Lara Kolturi është mbyllur me një vend të tetë, këtë herë në disiplinën e sllallomit, i vlefshëm për Kupën e Botës në ski.

Skiatorja 18-vjecare kuqezi u rendit në vendin e nëntë një ditë më parë, në sllallomin gjigant të zhvilluar po në këtë pistë. Rezultate këto që konfirmojnë formën e mirë të Lara Kolțurit.

Pa zbritjes së parë, Kolturi ishte e 13-ta me kohën 55”04, ndërsa në zbritjen e dytë paraqitja e saj ishte më e mirë, duke regjistruar kohën 53”29 dhe fitoi pesë pozicione në renditje.

Kështu, pas dy zbritjeve, skiatorja shqiptare dha kohën e përgjithshme 1’48”33, duke u klasifikuar në vendin e tetë. Në të gjitha garat e Kupës së Botës që ka marrë pjesë këtë sezon, Kolturi ka qenë brenda “top-10”.

lara kolturi skiatorja shqiptare

Lini një Përgjigje