TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Mars 2023, 20:49

Lacio me një këmbë jashtë, AZ Alkmar përmbys Lacion në “Olimpico”, Hysaj 90 minuta në stol

Shkruar nga Pamfleti

Lacio me një këmbë jashtë, AZ Alkmar përmbys Lacion

Lacio është mundur me rezultatin 1-2 në shtëpi në ndeshjen e parë të fazës 1/8 të Ligës së Konferencës ndaj AZ Alkmar.

Ekipi italian e nisi mirë ndeshjen, duke gjetur avantazhin në minutën e 18 me Pedron.

Gjërat nuk shkuan mirë për skuadrën e Sarrit, pasi holandezët përmbysën rezultatin. Fillimisht, Pavlidis vendosi ekuilibrat në fundin e pjesës së parë, ndërsa Kerkez dyfishoi shifrat për Alkmarin.

Megjithë zëvendësimet, ekipi i Sarrit nuk mundi të barazonte rezultatin. Mbrojtësi kuqezi Elseid Hysaj nuk u aktivizua për asnjë minutë në këtë sfidë. Ndeshja e kthimit do të luhet javën e ardhshme në Holandë në “Afas Stadion”. Atje do të vendoset gjithçka për kualifikimin në çerekfinalet e Ligës së Konferencës.

 

lacio az alkmar liga e konferencës

Lini një Përgjigje