TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Nëntor 2025, 21:59

Kualifikueset e Botërorit/ Shqipëria mbyll përgatitjet për ndeshjen ndaj Anglisë në “Air Albania”

Shkruar nga Pamfleti

Kualifikueset e Botërorit/ Shqipëria mbyll përgatitjet për

Kombëtarja shqiptare zhvilloi sot stërvitjen zyrtare para ndeshjes së nesërme ndaj Anglisë në “Air Albania”.

Trajneri Silvinjo dhe stafi i tij patën të gjithë ekipin në dispozicion dhe provuan disa skema taktike dhe goditje standarde.

Atmosfera në ekip është shumë pozitive pas kualifikimit në “play-off“ të Botërorit 2026 dhe motivimi vijon të jetë i lartë edhe për ndeshjen e fundit të kualifikueseve.

Kombëtarja shqiptare do të përballet nesër me Anglinë, në orën 18:00 në stadiumin “Air Albania”.

Gjendja e ekipit duket shumë e mirë dhe të gjithë janë gati për duelin ndaj “Tre Luanëve”.

UEFA ka vendosur që në Tiranë të gjykojnë arbitrat nga Italia. Kryesori Marco Guida do mbështetet nga ndihmësit Giorgio Peretti, Alessio Berti dhe Simone Sozza. Në VAR do jenë Marco Di Bello dhe Valerio Marini.

Shqipëria dhe Anglia janë përballur shtatë herë më parë. Në të gjitha rastet ka fituar Anglia, ndërsa ne i kemi shënuar 'Tre Luanëve' vetëm një herë, në humbjen 1-3 në 'Qemal Stafa' më 28 mars 2001, me gol nga Altin Rraklli. Ndërkohë që Anglia na ka shënuar 21 gola.

Takimi i fundit mes skuadrave është më 21 mars 2025, kur në Londër Anglia fitonte 2-0. Kjo është ndeshja e fundit që Shqipëria ka humbur këtë vit, teksa më pas Kombëtarja ka gjashtë fitore (pesë radhazi) dhe dy barazime.

Anglia vjen në formë të shkëlqyer me shtatë fitore në po kaq ndeshje në kualifikuese, ndërsa ende nuk ka pësuar asnjë gol.

 

Lini një Përgjigje