TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Nëntor 2025, 21:32

Përfundon pjesa e parë/ Kosova me një këmbë drejt ‘play off’, ‘dardanët’ kryesojnë ndaj Sllovenisë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Përfundon pjesa e parë/ Kosova me një këmbë drejt

Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Slloveni-Kosovë, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës. “Dardanët” ia kanë dale ta mbyllin në mënyrën më të mirë të mundshme këtë 45 minutësh, teksa kanë triumfuar me rezultatin minimal 0-1.

Skuadra e drejtuar nga Franko Foda zhbllokoi ndeshjen në minutën e 6. Fisnik Asllani kaloi në avantazh të tijtë. Fantastik sulmuesi i cili është pjesë e Hofenhejmit në Bundesligën gjermane.


Kosova luan sot një ndeshje shumë të rëndësishme në rrugëtimin e saj drejt Botërorit 2026. “Dardanët” përballen me Slloveninë duke qenë të ndërgjegjshëm që një rezultat pozitiv i siguron matematikisht një vend mes dy ekipeve të para.

Sigurisht, nuk do të jetë e lehtë me ekipin i cili është ndjekësi i parë dhe rival i mundshëm për kualifikimin e mëtejshëm. Por me formën që po kalon skuadra e drejtuar nga Franko Foda, duket se gjithçka është e mundur dhe një rezultat pozitiv sot, mund ta kthente duelin ndaj Zvicrës në finale për kalimin direkt në Botëror.

kosova sllovenia kualifikueset e botërorit

Lini një Përgjigje