TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Nëntor 2025, 20:50

Spanja dhe Turqia përfundojnë si Norvegjia me Italinë, Austria dhe Uellsi bëjnë detyrën

Shkruar nga Pamfleti

Spanja dhe Turqia përfundojnë si Norvegjia me Italinë, Austria

Kanë përfunduar 4 nga ndeshjet e sotme kualifikuese për Kupën e Botës 2026, për zonën e Europës. Në grupin E, Spanja ka fituar në transfertë 0-4 ndaj Gjeorgjisë, në sfidën e luajtur në “Dinamo Arena” në Tbilisi.

Spanja kaloi e para në avantazh që në minutën e 10, me Mikel Ojarzabal nga pika e bardhë e penalltisë, pas një prekje të topit me dorë brenda zonës.

Në minutën e 21, Martin Zubimendi dyfishoi shifrat, pas një asisti të bukur të marrë nga Fabian Ruiz. Ferran Torres shënoi golin e tretë në minutën e 35, pas një kombinimi të bukur mes Ruiz dhe Ojarzabal, ndërkohë që sulmuesi i Barcelonës e pati të lehtë të shtynte topin në rrjetë.

Në pjesën e dytë, Torres i ktheu “nderin” me asist Ojarzabal, ky i fundit shënoi golin e katërt për Spanjën dhe të dytin personal. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Turqia fitoi në Bursa 2-0 ndaj Bullgarisë, falë golit të Çalhanoglu nga penalltia në pjesën e parë dhe një autogoli në pjesën e dytë.

Distanca mes tyre të mbetet 3 pikë para ndeshjes së fundit që është përballja direkte. Por për shkak të golavarazhit dukshëm më të mirë të Spanjës, përsëritet situata e ndeshjes Itali-Norvegji, pasi vetëm një goleadë e pabesueshme e Turqisë në atë ndeshje mund t’i heqë vendin e parë Spanjës.

Situata në grupin E:

1. Spanja 15 pikë

2. Turqia 12 pikë

3. Gjeorgjia 3 pikë

4. Bullgaria 0 pikë

Në grupin H, Austria fitoi 0-2 në Limasol në transfertën ndaj Qipros. Arnautoviç shënoi dy herë për asutriakët në secilën pjesë, një nga penalltia. Austria kryeson grupin me 18 pikë.

Në grupin J, Uellsi fitoi me rezultatin e ngushtë 0-1 në transfertë ndaj Lihtenshtejnit, falë golit të Xhordan Xhejms në pjesën e dytë. Renditja në grupin J, ku dy vendet e para do të përcaktohen në ndeshjet e fundit:

1. Belgjika 15 pikë

2. Maqedonia e Veriut 13 pikë

3. Uellsi 13 pikë

4. Kazakistani 8 pikë

5.Lihtenshtejni 0 pikë

spanja turqia uellsi austria kualifikueset e botërorit

Lini një Përgjigje