
Kroacia shkon nga “parajsa” në ferr”. Ballkanasit nuk ja kanë dalë të mbrojnë fitoren, pasi në minutën e fundit të kohës shtesë Italia barazoi shifrat.
Një penallti fillimisht e ekzekutuar gabim, nga “arkitekti” i mesfushës, Luka Modriç u përkthye në gol pikërisht nga ky i fundit, duke nisur festën e kroatëve, në tribuna.
Futbollisti i Realit të Madridit është bërë golashënuesi më i vjetër në të gjithë historinë e Europianit, me 38 vjet e 289 ditë.
Një moment tepër special ky për kapitenin kroat, që shënon edhe njëherë me gërma të arta emrin në historinë e Europianit.
Kur mendohej se Kroacia do të ishte e kualifikuara e vendit të dytë, “Axurrët” barazuan shifrat duke bërë që shpirti italian të mos vdesë kurrë. Në minutën e 90+8, Zakanji që shpëtoi skuadrën e tij nga një eliminim i turpshëm.
Me këtë barazim, Italia renditet në vendin e dytë me 4 pikë, ndërsa Kroacia renditet në vendin e 3 me 3 pikë. Kryesimin e grupit B e mban Spanja me 9 pikë, ndërsa mbyll klasifikimin me 1 pikë.
Në raundin e 1/16, Italai do të ndeshte me Zvicrën e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit.
Lini një Përgjigje