TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Qershor 2024, 22:53

Faleminderit për kaq çuna/ Shqipëria mbyll me krenari ëndrrën europiane, kuqezinjtë nuk ia dalin dot përballë Spanjës! (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Faleminderit për kaq çuna/ Shqipëria mbyll me krenari

Faleminderit për kaq çuna! Shqipëria mbyll ëndrrën europiane. Kuqezinjtë nuk ja dalin dot përballë Spanjës, pasi janë mundur nga iberikët me rezultatin minimal 0-1. Ndeshja e luajtur në Dyseldorf u zhbllokua që në minutën e 13 dhe nuk prodhoi më gola me gjithë përpjekjet e kuqezinjve për të gjetur golin.

Nuk pritej të ndëshkoheshim kaq shpejt, por, “Furia e Kuqe” spanjolle realizoi përballë “Legjionarëve” tanë, duke na prerë goxha hovin, në këtë sfidë tejet të rëndësishme.


Një kundërsulm i spanjollëve u finalizua më së miri nga Ferran Torres, i cili me një goditje diagonale brenda zonës mposhti portierin Strakosha.

Në minutën e 12 të takimit, Strakosha shpëtoi Shqipërinë nga një gol i sigurt, por portieri kuqezi me reflekset e tij mohoi golin iberikëve.


Në minutën e fundit të pjesës së parë, Asllani nga jashtë zonës lëshoi një predhë që Raja e kontrolloi me vështirësi në dy kohë.


Në minutën e 63  Asllani ekzekutoi një goditje dënimi të shpejtë, Broja në qendër gjuajti por gjeti përgjigjen e Rajas.

Me këtë rezultat, Spanja mban vendin e parë me 9 pikë të plota, ndërsa Shqipëria renditet në vendin e fundit me 1 pikë.

Pavarësisht të gjithë asaj që ndodhi, në këtë Europian si asnjëherë më parë, Shqipëria pati mbështetjen e tifozëve në të 3 ndeshjet e grupit B. Kuqezinjtë e drejtuar nga Silvinjo bën të pamundurën për të bërë ëndrrën realitet, por ishte e pamundur t'i bëje ballë ekipeve që kanë bërë emër në Kampionatet Europiane si Spanja, Italia dhe Kroacia.

Kjo ishte hera e dytë që djemtë tanë marrin pjesë në Europian, pasi për herë të parë ata janë kualifikuar në "EURO 2016", kur Shqipëria në atë kohë drejtohej nga tekniku italian, Xhani De Biazi.

spanja shqipëria

Lini një Përgjigje