TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Janar 2026, 20:50

Kristjan Asllani vesh zyrtarisht fanelën e Beshiktashit, mesfushori shqiptar prezantohet te gjiganti turk (Fotot)

Shkruar nga Pamfleti

Kristjan Asllani vesh zyrtarisht fanelën e Beshiktashit, mesfushori

Klubi i Beshiktashit ka njoftuar zyrtarisht transferimin e mesfushorit shqiptar Kristjan Asllani nga Interi, i cili do të luajë me ekipin turk deri në fund të sezonit 2025-2026.

Marrëveshja është huazim me mundësinë e blerjes përfundimtare pas përfundimit të huazimit, sipas kushteve të përcaktuara nga palët.

Kristjan Asllani vesh zyrtarisht fanelën e Beshiktashit, mesfushori

Kristjan Asllani vesh zyrtarisht fanelën e Beshiktashit, mesfushori

Në një komunikatë zyrtare, klubi turk shkruan:

Mirë se erdhe te Beşiktaş, Kristjan Asllani!

Kemi arritur një marrëveshje me Interin për huazimin e futbollistit Kristjan Asllani deri në fund të sezonit 2025-2026. Marrëveshja përfshin një opsion që na lejon të blejmë lojtarin përfundimisht.”

Klubi i Beşiktaşit ka uruar Asllanin për suksesin në këtë kapitull të ri dhe ka shpërndarë një foto të firmës së tij në kontratë, si dhe ka shprehur mbështetje për lojtarin gjatë periudhës së tij te ekipi turk.

Kristjan Asllani, i cili ka qenë pjesë e Interit që nga vera e vitit 2022 dhe që u huazua gjysmën e parë të këtij sezoni te Torino, do të ketë mundësinë të vazhdojë karrierën e tij në Superligën turke, duke shpresuar për më shumë minuta dhe mundësi për të treguar aftësitë e tij.

Kristjan Asllani vesh zyrtarisht fanelën e Beshiktashit, mesfushori

Kristjan Asllani vesh zyrtarisht fanelën e Beshiktashit, mesfushori

 

kristjan asllani mesfushori shqiptar beshiktash

1 Komente

  1. Q
    Qirjako

    Asllani , thjesht jep rezultat nuk ka rendesi ku luan

    Lini një Përgjigje