
Sulmuesi me origjinë shqiptare Medin Memeti, vazhdon të shkaktojë “zhurmë” në elitën e futbollit australian me ekipin e Melbourne City. Në ndeshjen ndaj Wellington Phoenix, e vlefshme për javën e 15 në A-League, Memeti shënoi golin e barazimit 2-2 në minutën e 77.
Për 18-vjeçarin, ky ishte goli i tretë në 3 sfidat e fundit, shtoi edhe 1 asist, e gjitha në harkun e 2 javëve. Deri në këtë pikë, Medin Memeti djerësit fanelën e kombëtares së Australisë U-20, duke shënuar edhe 1 gol në 2 ndeshje.
Megjithatë, Shqipëria ka ende shans për ta marrë në gjrin e saj Memetin, pasi rregullorja e FIFA-s është e qartë, lejohet të ndërrojë përfaqësuesen nëse nuk aktivizohet në ndeshje zyrtare.
Protagonisti në fjalë do të shërbente si “xhol” te kuqezinjtë e Silvinjos, pasi mbulon 3 pozicione në fazën ofensive, si sulmues i majtë, i djathtë dhe “pykë”.
Lini një Përgjigje