TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Janar 2025, 21:30

Kristjan Asllani shndërrohet në emrin më të kërkuar te Bolonja, skuadra italiane gati t’i ofrojë formacionin titullar

Shkruar nga Pamfleti

Kristjan Asllani shndërrohet në emrin më të kërkuar te

Kristjan Asllani shndërrohet në emrin më të kërkuar te Bolonja. Mesfushori shqiptar ka lënë përshtypje të mira te klubi Emilia-Romanja. Performancat e mira në javët e fundit, mbi të gjitha edhe ndaj Bolonjës këtë të mërkurë kanë shtuar dëshirën e drejtuesve të klubit italian për të tentuar transferimin e 22-vjeçarit.

Bolonja ka identifikuar pikërisht shqiptarin për të zëvendësuar Frëjler, i cili shumë shpejt feston 33-vjetorin. Interi e vlerëson Asllanin me rreth 12 milionë Euro, shifër që cilësohet e lartë nga ana e Bolonjës, teksa në këmbim do të lejonte kalimin e Fabjan, për të cilin zikaltërit kanë ruajtur klauzolën e rikthimin në skuadër.

Kontaktet mes palëve kanë nisur prej javësh dhe në ditët e ardhshme do të përcaktohet edhe fati i Asllanit. Kalimi te një skuadër simpatike si Bolonja do e ndihmonte mesfushorin shqiptar për t’u rritur dhe garantuar edhe një fanelë titullari, pasi tek Interi po përballet me një konkurrencë të fortë si ajo me Çahanollu. Një operacion që shihet me optimizëm edhe nga stafi i Kombëtares shqiptare.

Minutat do e favorizonin për të qënë në formë për sfidat eliminatore të Kupës së Botës 2026 me ngjyrat kuqezi. Në këtë sezon, shqiptari ka zhvilluar 14 ndeshje me Interin duke shënuar 1 gol e një asist në të gjitha kompeticionet.

 

kristjan asllani mesfushori shqiptar bolonja

Lini një Përgjigje