TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Janar 2025, 20:25

Mbajti veshur fanelën e Partizanit për 3 sezone, të kuqtë shprehin ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Sabah Bizit

Shkruar nga Pamfleti

Mbajti veshur fanelën e Partizanit për 3 sezone, të kuqtë

Ndarja nga jeta e ish-futbollistit Sabah Bizi ka qenë tema kryesore e ditës së sotme e botës në futbollin  shqiptar. 77-vjeçari një legjendë e futbollit shqiptar mbylli përgjithmonë sytë sot.

Gjithashtu dhe klubi i Partizanit kanë shprehur ngushëllimet e tyre për Bizin.

LAMTUMIRË SABAH BIZI!

Me keqardhje të thellë përcjellim sot lajmin e ndarjes nga jeta në moshën 77 vjeçare të legjendës së Vllaznisë dhe futbollit shqiptar Sabah Bizi. Ish futbollisti i njohur i Vllaznisë dhe i kombëtares shqiptare ka qenë pjesë edhe e Partizanit përgjatë periudhës 1968 - 1971, skuadër me të cilën u shpall fitues i Kupës së Ballkanit i vetmi trofe europiano-ballkanik i fituar nga një skuadër shqiptare.

Klubi Partizani i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe të afërmve për këtë humbje të madhe.

U prehsh në paqe Sabah Bizi”, shkruan Partizani në faqen e tyre zyrtare.

 

sabah bizi ish-futbollisti shqiptar partizani

Lini një Përgjigje