TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Nëntor 2025, 22:33

“Krenar për çdo hap, falenderoj djemtë për përkushtimin”, Duka: Sot festojmë arritjen, nesër nis puna për sfidat e marsit

Shkruar nga Pamfleti

“Krenar për çdo hap, falenderoj djemtë për

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, pas humbjes së Shqipërisë 0-2 ndaj Anglisë në ndeshjen e fundit kualifikuese për Kupën e Botës 2026.

Sonte zemra jonë luftoi më fort se rezultati. Jam krenar për çdo hap, çdo duel dhe falënderoj djemtë për përkushtimin e tyre të jashtëzakonshëm. Faleminderit edhe tifozëve për mbështetjen e pakushtëzuar! Ju jeni shtylla e kësaj skuadre. Play-off-i është i yni. Sonte festojmë arritjen, ndërsa nga nesër nis puna për sfidat e marsit”, shkruan Duka.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Armand Duka (@armand_duka)

Ndërkohë që më 20 nëntor, Shqipëria do të mësojë kundërshtarin e parë për“play-off“-in e muajit mars. Si Shqipëria dhe Kosova, duke qenë se renditen të tretat, do ta luajnë ndeshjen e tyre në transfertë. Në rast se fitojnë këtë ndeshje, ndeshja finale do vendoset me short se ku do të luhet.

armand duka presidenti i fshf

Lini një Përgjigje