TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Nëntor 2025, 21:21

Tuhel dërgon Shqipërinë në Botëror: I keni të gjitha shanset, që nga trajneri deri te lojtarët

Shkruar nga Pamfleti

Tuhel dërgon Shqipërinë në Botëror: I keni të

Kombëtarja shqiptare është mposhtur në shtëpi përballë Anglisë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, përfundoi 0-2. Pas këtij dueli ka folur trajneri fitues, Tomas Tuhel.

Nuk ishte e lehtë, Shqipëria nuk shihet si kundërshtar i lehtë. Ne e kishim parashikuar. Skuadra e Shqipërisë kundërshtar i fortë që ka pësuar 5 gola, 4 nga ne. Ka stadium të ri dhe të mirë, skuadër me cilësi dhe trajner të mirë. Nga ndeshja e fundit, ekipi ka bërë progres.

Ishte e rëndësishme të shënonim golin e parë të ndeshjes, pasi ishte e rëndësishme, avantazh për ne. Më pas arritëm që të menaxhonim.

Ndeshjet përballë Shqipërisë kanë qenë të vështira, edhe kundër Serbisë. Kanë qenë kundërshtarët kryesorë. Kemi bërë stërvitje për t’u përgatitur për Serbinë dhe Shqipërinë. Shihemi në Kupën e Botës, ju keni shansin tuaj, keni lojtarët, keni stadiumin, keni tifozët, vazhdoni të shtyni përpara”, tha Tuhel për “Digitalb“.

tomas tuhel trajneri i anglisë kualifikueset e botërorit

Lini një Përgjigje