TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Mars 2023, 16:23

Kosova në kërkim të 3 pikëve të para, Vedat Muriqi para ndeshjes: Ndaj Andorrës vlen vetëm fitorja

Shkruar nga Pamfleti

Kosova në kërkim të 3 pikëve të para, Vedat Muriqi para

Kosova do të ndeshet mbrëmjen e sotme ndaj Andorrës në stadiumin “Fadil Vokrri”, sfidë e vlefshme për kualifikueset e “EURO 2024”.

Sulmuesi Vedat Muriqi doli para mediave në një konferencë për shtyp, ku u shpreh se do të mundohet të jetë aty ku skuadra ka më shumë nevojë, ndërsa theksoi se ndaj Andorrës do vetëm fitoren.

Unë si sulmues kam rolin për të shënuar gola, por mundohem të jem aty ku ekipi ka nevojë, siç bëra ndaj Izraelit, kur ka nevojë mbrojtja unë jam aty.

Me Andorrën duam fitoren, nuk mendoj dot për ndonjë rezultat tjetër, pa e nënçmuar kundërshtarin. Por nëse duam kualifikimin na duhet fitorja”, tha fillimisht Muriqi.

Më pas ai u pyet rreth agjërimit, ku i ktheu përgjigje pyetjes.

Unë nuk agjëroj një ditë para ndeshjes apo edhe ditën e ndeshjes sepse nuk mundem. Ka disa lojtarë që agjërojnë”, tha ai.

vedat muriqi sulmuesi i kosovës ndeshja me andorrën

Lini një Përgjigje