
Myrto Uzuni nuk arriti dot të barazonte në ndeshje me Poloninë. Ai është shprehur se në qershor na presin dy fitore dhe pozicioni ku ai ndihet më mirë është si sulmues qendre.
“Ishte shumë ndeshje e mirë nga ana jonë. Ekipi polak është shumë i fortë, por ne u vendosëm mirë në fushën e lojës dhe nuk u lejuam mundësi. Patëm rastet tona, por ky është futbolli. Ishte një rast shumë i mirë dhe mendoj se kur luaj sulmues qendre, kam edhe më shumë hapësira. Është një skemë e mirë, pasi vendosemi mirë taktikisht dhe besoj që në ndeshjet e tjera do të marrim fitore. Trajneri na uroi për shpirtin dhe zemrën që vumë në fushën e lojës. Në qershor na presin dy ndeshje, ku duam të marrim dy fitore për tifozët tanë”, tha Uzuni.
Lini një Përgjigje