TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Shkurt 2025, 22:45

Konseisao i “fik dritat” Interit, zikaltërit humbasin ‘trenin’ për të kapur kreun

Shkruar nga Pamfleti

Konseisao i “fik dritat” Interit, zikaltërit humbasin

Ashtu siç ndodh zakonisht, Juventusi dhe Interi na dhuruan një ndeshje shumë të bukur, e luftuar nga minuta e parë deri në fund. Ndeshja e luajtur në “Allianz Stadium” në Torino nisi vrullshëm që në minutat e para. Në fakt, e gjithë pjesa e parë foli për zikaltrit të cilët shpërdoruan disa mundësi të arta për të shënuar golin e avantazhit. 

Në minutën e 43, Dumfris ishte i pafat, goditja e tij u ndal nga shtylla. Pjesa e parë u mbyll në barazim të bardhë. Në minutat e para të pjesës së dytë, Interi sërish ishte më aktiv dhe pati më shumë raste, por pa arritur dot t’i konkretizonte në mënyrën e duhur. 

Në minutën e 75, ishte Françisko Konseisao që zhbllokoi shfirat, portugezi përfitoi nga një rrëmujë e krijuar në zonë pas driblimeve të Kolo Muani dhe dërgoi topin në rrjetën e Somer.  

Në minutat e mbetura, nuk pati ndryshim të rezultatit. Pas kësaj fitoreje, Juventusi ngjitet në vendin e katërt me 46 pikë, Interi mbetet në vendin e dytë me 54 pikë, dy më pak se Napoli i vendit të parë. 

juventus inter seria a

Lini një Përgjigje