TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Shkurt 2026, 13:55

Komiteti Ekzekutiv i FSHF, tërhiqen dy nga të besuarit e Dukës; kush janë anëtarët e zgjedhur

Shkruar nga Pamfleti
Komiteti Ekzekutiv i FSHF, tërhiqen dy nga të besuarit e Dukës;
Asamblea e FSHF

Asamblea e Përgjithshme Zgjedhore e FSHF-së zgjodhi anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, ndërsa më herët konfirmoi Armando Dukën si kreun e federatës, një pozicion që e mban prej vitit 2002.

Anëtarët e Asamblesë votuan listën e të besuarve të Dukës për Komitetin Ekzekutiv.

Pas votimeve u zgjodhën Anila Basha, Armand Cungu, Blendi Fevziu, Edmond Hasanbelli, Erind Resuli, Geri Çipi, Lufti Nuri, Envi Hicka, Gjergji Petro dhe Pano Xhixho.

Nga gara u tërhoqën Abdyl Kuriu dhe Arben Dervishaj, të cilët prej vitesh kanë qenë në Komitetin Ekzekutiv.

Dervishaj në mandatin e fundit ka qenë edhe zëvendëspresident i FSHF-së.

Anëtarët e zgjedhur

Anila Basha 47 vota

Armando Cungu 43 vota

Blendi Fevziu 40 vota

Edmond Hasanbelli 44 vota

Envi Hicka 38 vota

Erind Resuli 42 vota

Geri Çipi 41 vota

Gjergji Petro 27 vota

Lutfi Nuri 43 vota

Pano Xhixho 33 vota

fshf komiteti ekzekutiv duka

Lini një Përgjigje