Pesë persona u arrestuan ditën e shtunë dhe 2 të tjerë u proceduan në gjendje të lirë, pasi kishin kërcënuar kreun e FSHF- së Armand Duka.
Ndërkohë janë publikuar pamjet nga momenti kur këta persona shkuan poshtë shtëpisë së Dukës me qëllim kërcënimin, mes tyre edhe kreu i klub “Iliria”, Nazmi Selmani.
Përveçse i shkuan Armando Dukës pranë banesës së tij, Selamani dhe familjarët e tij e kanë kërcënuar dhe me mesazhe.
Në mesazhin e vetëm të bërë publik, Nazmi Selmani i shkruante Armando Dukës, të pyesë bashkëshorten dhe fëmijët, nëse ai i ka bërë ndonjëherë të qajnë.
“…..pyte nonen e kalamajve tuj pyti fmijt e tuj a i kam bo un me qajt…”, shkruante ai.
Ndërsa detyrim paraqitje është vendosur për Brajan dhe Santiago Selmani si dhe shtetasin Redian Loci.
Kujtojmë se shkak i ngjarjes ka qenë kërkesa e Selmanit, që djali i tij të përfshihej në ekipin e Kombëtares së futbollit.
Gjykata e Durrësit ka marrë sot vendimin në lidhje me masën e sigurisë, së personave të përfshirë në ngjarje.
Gjykata vendosi masën “Arrest me burg për presidentin e klubit “Iliria” Nazmi Selmani dhe Petrit Selmanin.
Ndërsa për Brajan Selmani, Redian Loci dhe Santiago Selmani u caktua masa “detyrim paraqitje”.
Lini një Përgjigje