TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Shtator 2024, 11:54

Kërcënoi Dukën për shkak të detyrës, nis seanca gjyqësore për presidentin e KF Ilirisë dhe tre djemve të tij

Shkruar nga Pamfleti

Kërcënoi Dukën për shkak të detyrës, nis seanca

Nazmi Selmani së bashku me tre djemtë e tij futbollistë të këtij ekipi, Adolfin, Brajanin dhe Santiagon, kanë mbërritur në gjykatën e rrethit gjyqësor Durrës pak çaste më parë.

Bëhet me dije se ka nisur seanca gjyqësore me gjyqtar Paulin Çera.

Nazmi Selmani së bashku me tre djemtë e tij akuzohen se 30 gusht 2024 kërcënuan me anë të një SMS-je presidentin e FSHF-së, Armand Duka.

Motivi ka të bëjë me mos grumbullimin në Kombëtare të Gentian Selmanit (djali tjetër i Nazmiut), portierit të Tiranës.

Lini një Përgjigje