
Dinamo City ka prezantuar këtë të martë transferimin më të ri, e ndoshta të fundit për këtë sesion merkatoje, mbrojtësin e Kombëtares, Naser Aliji, i cili pritet të ketë një rol kyç te 18 herë kampionët e Shqipërisë.
Anësori i mbrojtës vjen me një “bagazh” të madh te “Blutë”, me “legjionarin” që ka luajtur te një sërë skuadrash të njohura në Evropë, si Basel, Vaduz, Kaiserslautern, Virtus Entella e Honved, teksa së fundmi ishte pjesë e rumunëve të Voluntari.
“FC Dinamo City ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me mbrojtësin e Kombëtares, Naser Aliji. Ditën e sotme në prani të presidentit Adrian Bardhi dhe drejtorit Pinari, Aliji firmosi edhe kontratën që e bën pjesë të ekipit 18 herë kampion në vazhdim. Mbrojtësi 30-vjeçar vjen tek blutë e kryeqytetit pas një karriere të suksesshme në Europë, me ekipe si Basel, Vaduz, Kaiserslautern, Virtus Entela, Honved dhe sëfundmi FC Dinamo dhe Voluntari në Rumani. Mirë se vjen Naser Aliji”, njofton Dinamo.
Lini një Përgjigje