TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Shtator 2024, 21:19

Pak dilema për Mërgim Vojvodën, te Torino të vendosur për mbrojtësin shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

Pak dilema për Mërgim Vojvodën, te Torino të vendosur

Mërgim Vojvoda me gjasë do të qëndrojë te Torino. Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, mbrojtësi shqiptar do të rinovojë kontratën me klubin nga Torino.

Sipas asaj që bëhet e ditur, Vojvoda do të vijojë bashkëpunimin me klubin “Granata” deri në vitin 2027. 29-vjeçari, luajti 28 ndeshje në sezonin e kaluar.

Ai është pjesë e kësaj skuadre që nga viti 2020, periudhë në të cilën erdhi nga belgët e Standard Liezh.

mërgim vojvoda mbrojtësi shqiptar torino

Lini një Përgjigje