TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Shtator 2024, 18:39

Humbi penalltinë në minutën e fundit të ndeshjes, sulmuesi i Komos dhe fëmijët e tij kërcënohen me vdekje

Shkruar nga Pamfleti

Humbi penalltinë në minutën e fundit të ndeshjes, sulmuesi i

I pranoj kritikat ashtu siç duhet, por nuk i lë këto gjëra të kalojnë”. Kështu ka shkruar sulmuesi i Komos, Patrick Kutrone në një stori në Instagramin e tij, duke publikuar një screenshot të një komenti në një prej postimeve të tij.

Kutrone iu përgjigj komentit kërcënues të një përdoruesi, i cili, nën mbulesën e një identiteti të rremë, i drejtoi atij fyerje shumë të rënda, duke shkuar deri aty sa i uroi vdekjen atij dhe fëmijëve të tij.

Fjalë të çmendura, aq edhe të neveritshme, që erdhën pasi Kutrone humbi një penallti dje në minutën e 95 kundër Udinezes, në ndeshjen që skuadra e Komos humbi 1-0.

Postimi me kërcënimet dhe përgjigja e Kutrones:

Humbi penalltinë në minutën e fundit të ndeshjes, sulmuesi i

patrik kutrone sulmuesi i komos

Lini një Përgjigje