TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Shtator 2024, 18:01

Buzëqesh Shqipëria para ndeshjes së parë në Ligën e Kombeve, rivalët e kuqezinjve humbasin një lojtar për shkak dëmtimi

Shkruar nga Pamfleti

Buzëqesh Shqipëria para ndeshjes së parë në Ligën

Përfaqësuesja e Ukrainës ka nisur grumbullimin e saj për ndeshjet e Ligës së Kombeve me një mungesë. Rivalët e Shqipërisë në ndeshjen e parë në grup që luhet të shtunën më 7 shtator, nuk do të kenë në dispozicion mbrojtësin Denis Popov.

Popov mungoi në ndeshjen e kësaj fundjave të skuadrës së tij, Dinamo Kiev, pas disa problemeve në kurriz. Futbollisti është vendosur që të mos udhëtojë për t’u bashkuar me përfaqësuesen e Ukrainës dhe kësisoj do të jetë një emër më pak në dispozicion të trajnerit Rebrov për dy ndeshjet, fillimisht ndaj Shqipërisë e pastaj Çekisë.

Edhe Mikola Shaparenko ka shfaqur probleme fizike në këtë periudhë, por lojtari është grumbulluar me ekipin dhe pritet të jetë në dispozicion për ndeshjen ndaj Shqipërisë që do të luhet në Pragë.

kombëtarja shqiptare liga e kombeve ndeshja me ukrainën

Lini një Përgjigje