TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Shtator 2024, 17:39

Mbyllet merkato e verës, Etrit Berisha përfshihet në listën e “Tuttosport” si lojtar i lirë

Shkruar nga Pamfleti

Mbyllet merkato e verës, Etrit Berisha përfshihet në listën

Me merkaton e mbyllur në pjesën më të madhe të kampionateve mbeten ende alternativa për lojtarët të cilët janë të lirë.

Gazeta italiane “Tuttosport” ka bërë një listë me emra ku mes tyre është Etrit Berisha, të cilit i ka përfunduar marrëveshja me Empoli.

Berisha është pjesë e kampionatit italian prej 11-vitesh ku kaloi nga Kalmar te Lacio. Portieri shqiptar është aktivizuar edhe me Atalantën, SPAL-in dhe Torinon.

35-vjeçari ndodhet në listën prej 38 lojtarësh sëbashku me portierët e tjerë, meksikanin Oçoa dhe gjermanin Karius.

Në përzgjedhjen e “Tuttosport” nuk mungojnë emra si Serxhio Ramos, Humels, Matip apo Rabio. Të gjithë ata presin ekipin e radhës për të vijuar karrierën e tyre.

etrit berisha portieri i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje