TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Tetor 2025, 18:03

Kërcënoi se do të largohej nga Reali; Vinicius i kërkon falje të gjithëve, por jo më të rëndësishmit

Shkruar nga Pamfleti

Kërcënoi se do të largohej nga Reali; Vinicius i kërkon

Sulmuesi brazilian i Realit të Madridit, Vinicius, ishte një nga protagonistët e “El Clasico” me lojën e tij përballë Barcelonës, por edhe me shpërthimet e nervozizmit kur u ndërrua nga Çabi Alonso, apo edhe në fund për përballjen me Lamin Jamal.

Sulmuesi u filmua teksa shfrynte duke kërcënuar se do të largohej nga Reali në momentet e shpërthimit të tij pas zëvendësimit ku nuk kurseu sharjet ndaj trajnerit. Sot, ai ka kërkuar falje publikisht, me një mesazh në rrjetet sociale, ku në fakt mungonte emri i atij që kishte fyer më shumë, Çabi Alonsos.

Sot dua t’u kërkoj falje të gjithë madrilenëve për reagimin tim pas zëvendësimit në “El Clasico”.

Ashtu siç e kam bërë personalisht gjatë stërvitjes së sotme, gjithashtu dua t’i kërkoj falje edhe një herë shokëve të skuadrës, klubit dhe presidentit.

Me raste pasioni më mund pasi kërkoj gjithmonë të fitoj dhe të ndihmoj ekipin tim. Karakteri im konkurrues lind nga dashuria që ndjej për këtë klub dhe për të gjithë atë që përfaqëson.

Premtoj se do të vazhdoj të luftoj çdo sekondë për të mirën e Realit të Madridit, ashtu siç e kam bërë që në ditën e parë”, shkruan Vinicius në rrjetet sociale.

vinicius zhunior sulmuesi brazilian real madrid

Lini një Përgjigje