TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Tetor 2025, 17:12

Kategoria e Parë/ Skënderbeu pëson humbjen e parë sezonale, Besa e bën sefte nën drejtimin e Shpëtim Duros

Shkruar nga Pamfleti

Kategoria e Parë/ Skënderbeu pëson humbjen e parë sezonale,

Java e 9 e Kategorisë së Parë u mbyll këtë të mërkurë. Takimi hapës i kësaj jave, Apolonia-Iliria përfundoi me rezultatin e bardhë 0-0.

Në 5 ndeshjet e tjera të luajtura ditën e sotme, Besa arriti fitoren e parë në kampionat nën drejtimin e Shpëtim Duros, duke mposhtur Kukësin me shifrat 3-1.

Pogradeci fitoi me rezultatin 2-1 në transfertën e Korabit, ndërsa Kastrioti mundi Skënderbeun me shifrat 3-2.

Dy takimet e tjera, AF Luftëtari-KF Laçi dhe Burreli-Lushnja përfunduan 0-0.

Java 9   

Apolonia 0–0 Iliria

AF Luftëtari 0–0 Laçi

Besa 3–1 Kukësi

Kastrioti 3–2 Skënderbeu

Korabi 1–2 Pogradeci

Burreli 0–0 Lushnja

Kategoria e Parë/ Skënderbeu pëson humbjen e parë sezonale,

skënderbeu besa pogradeci kategoria e parë

Lini një Përgjigje