TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Tetor 2025, 19:35

Kapitullon Partizani, Tirana ndëshkon sërish të kuqtë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Kapitullon Partizani, Tirana ndëshkon sërish të kuqtë

Kapitullon Partizani, Tirana ndëshkon sërish të kuqtë. Bardheblutë dyfishuan shifrat në minutën e 32 me Patsatsia nga pika e bardhë e penalltisë.

Tirana zhbllokoi ndeshjen në minutën e 19 të takimit. Top i gjatë i Soler i cili gjeti Falaje në zonë. Gjuajtja me kokë e sulmuesit mes mbrojtësve dhe dalja e gabuar e Hoxhës bëri që topi të shkonte në rrjetë. 


Partizani me katër pikë (një fitore) mban vendin e tetë, ndërsa Tirana me vetëm dy pikë (asnjë fitore), ndodhet në vendin e fundit, atë të 10.

Në total, në kampionat dhe Kupë dy skuadrat janë përballur 205 herë, me 81 fitore të Partizanit, 60 fitore të Tiranës dhe 64 barazime. Në total Tirana i ka shënuar 222 herë Partizanit, ndërsa të kuqtë janë përgjigjur me 268 gola, pra 46 më shumë.

Sa i takon kampionatit, skuadrat janë përballur 177 herë. Në këto takime 73 fitore janë të Partizanit, 47 të Tiranës dhe 57 sfida janë mbyllur në barazim. Ndeshja e parë mes dy skuadrave në histori është zhvilluar në vitin e largët 1947, me Partizanin që fitonte 2-4.

Ndërkohë, sfida e fundit në sezonin e shkuar u mbyll 3-0 në favor të Tiranës me golat e Zharmuni (dopietë) dhe Ernest.

Në total sot në fushë do zbresin 89 trofe. Tirana ka fituar 53, ndërsa 36 kanë shkuar për Partizanin. Vetëm këto shifra na bëjnë të kuptojmë se ky duel është më shumë se një ndeshje që zgjat 90 minuta, por një duel i 'peshave të rënda'.

Tirana koleksionon: 26 trofe në kampionat, 16 Kupa të Shqipërisë dhe 11 trofe të Superkupës. Në total 53 trofe të fituar

Partizani ka fituar: 17 trofe në kampionat, 15 Kupa të Shqipërisë, 3 Superkupa dhe 1 trofe Ballkanik. 36 trofe të fituar

Në total të dyja klubet kanë fituar 89 trofe në histori.

Fitorja e të kuqve, do të saldonte dështimin e Tiranës që është fotokopje një viti më parë. Halli qëndron te barazimi. Një rezultat, që do t’i në fund të tabelës, si dy kandidate kryesore për të rënë nga Kategoria Superiore. Thënë shkurt, “perandoria” kryeqytetit, sot është me “kokë poshtë”, pasi shkon të luajë një derbi për mbijetesë…

FSHF-ja ka përzgjedhur për këtë sfidë ndërkombëtarin Eldorjan Hamiti. Problemi? Kjo është ndeshja e parë e sezonit në Superiore për gjyqtarin me stemë ndërkombëtare.

Ai ka drejtuar vetëm javët e kaluara duelin mes Besës dhe Lushnjes në Kategorinë e Parë në këtë sezon, duke mos qenë i pranishëm si kryesor në ndeshjet e mëparshme. Ky vendim padyshim që mund të sjellë polemika nëse do të ketë pakënaqësi nga njëra skuadër apo tjetra rreth vendimeve të tij në fushë.

Asistentë të Hamitit në këtë sfidë janë Ilir Tartaraj dhe Ani Koçiaj, me Dorjan Maletajn të vendosur si arbitër të katërt. Kreshnik Barjamaj është caktuar në VAR, me Kreshnik Cjapin përkrah tij në AVAR.

partizani tirana derbi i kryeqytetit

Lini një Përgjigje