TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Dhjetor 2024, 16:45

Juxhin Xhaja nuk ndalet, UEFA i beson ndeshjen e Ligës së Konferencës ekipit të arbitrave shqiptarë

Shkruar nga Pamfleti

Juxhin Xhaja nuk ndalet, UEFA i beson ndeshjen e Ligës së

Katërshja e arbitrave shqiptarë, Juxhin Xhaja, Arbër Zalla, Rejdi Avdo dhe Albert Doda, janë përzgjedhur për të gjykuar ndeshjen mes Vitória SC dhe Fiorentinas në UEFA Conference League.

Sfida do të zhvillohet në “Estádio D. Afonso Henriques”, Guimaraes, Portugali, të enjten më 19 dhjetor, në orën 21:00.

Juxhin Xhaja është arbitri kryesor. Arbër Zalla dhe Rejdi Avdo do të jenë asistentë të Xhajës, ndërsa Albert Doda është arbitri i katërt.

Në VAR do të jetë gjermani Robert Schröder, ndërsa si AVAR është caktuar sërish një arbitër shqiptar, Kreshnik Barjamaj.

Kjo përzgjedhje vjen pas një sezoni intensiv për ekipin e arbitrave shqiptarë, të cilët kanë gjykuar më parë edhe tre ndeshjet në fazën e grupeve të UEFA Europa League: Hoffenheim – FCSB, AZ Alkmaar – Elfsborg dhe Elfsborg – Sporting Braga.

Juxhin Xhaja nuk ndalet, UEFA i beson ndeshjen e Ligës së

juxhin xhaja arbitri shqiptar liga e konferencës

Lini një Përgjigje