TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Dhjetor 2024, 15:38

Statistikat shpallin Gjimshitin mbrojtësin më të mirë, Atalanta uron kapiteni kuqezi pas 200 ndeshjeve me fanelën bergamaske

Shkruar nga Pamfleti

Statistikat shpallin Gjimshitin mbrojtësin më të mirë,

Berat Gjimshiti luajti në fundjavë ndeshjen e tij të 200 me fanelën e Atalantës, duke qenë pjesë e sfidës në të cilën skuadra e tij mori kreun e klasifikimit të kampionatit.

Një arritje e rëndësishme për mbrojtësin, i cili është kthyer në një element shumë të rëndësishëm të këtij klubi, me statistikat që tregojnë qartësisht përse. Rezulton se që nga viti 2019 e deri më sot, ai ka koleksionuar 600 duele ajrore të fituara, 392 topa të vjedhur ndaj kundërshtarëve, 257 pasime të ndaluara dhe 790 duele në tokë të fituara.

Në këtë mënyrë, ai është lojtari i cili ka numrin më të lartë të statistikave të përgjithshme në krahasim me të gjithë shokët e repartit të mbrojtjes, ndërsa në dy sezonet e fundit, rezulton se ka qenë numri 1 brenda skuadrës në secilën prej këtyre statistikave.

Edhe klubi i Atalantës nuk ngurroi të uronte Gjimshitin për këtë arritje me klubin zikaltër, duke postuar në faqen zyrtare të urimin për kapitenin tonë kuqezi.

Statistikat shpallin Gjimshitin mbrojtësin më të mirë,

berat gjimshiti kapiteni i kombëtares shqiptare atalanta

Lini një Përgjigje