TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Nëntor 2024, 20:03

Juventusi merr 3 pikë të arta ndaj Udinezes, bardhezinjtë pa rival dhe vendosin rekord absolut në Serinë A

Shkruar nga Pamfleti

Juventusi merr 3 pikë të arta ndaj Udinezes, bardhezinjtë pa

Juventusi zgjat ecurinë pozitive pa humbje në Serinë A.

bardhezinjtë triumfuan 2-0 përballë Udinezes në kuadër të javës së 11 dhe harron keshtu barazimin ndaj Parmës dhe tetorin e mallkuar per sa i perket rezultateve. Nentori nis me nje tjeter paraqitje, pozitive. Zonja e Vjetër e nisi fuqishëm përballjen, duke rrezikuar nga fillimi.

Goli i parë për bardhezinjte erdhi në minutën e 19, kur Maduka Okoje e futi topin në rrjetën e skuadrës së tij. Turam bëri një ikje të bukur në zonë dhe goditje të fortë, topi kapi shtyllën pingule të dytë dhe më pas u kthye duke prekur portierin dhe futur në rrjetë.

Nikolo Savona dyfishoi epërsinë për Juventusin në minutën e 37 pas një tjetër topi të kthyer nga shtylla pas goditjes së Jildiz, duke shkuar në pushimin mes pjesëve me qetësi të madhe.

Në 45 minutat e dyta, Udineze ishte më kërkuese dhe tentoi disa herë që të shënonte golin e parë. Keinan Davis rrezikoi në minutën e 80, por portieri i Juventusit ishte shumë i vëmendshëm.

Tre minuta më vonë, Lorenco Luka lëshoi një goditje me kokë, por që ajo përfundoi jashtë. Juventusi rikthehet tek fitoja pas dy barazimesh, duke shkuar në kuotën e 21 pikëve, ndërsa në javen e 12 do të përballet me Torinon.

 

juventus udineze seria a

Lini një Përgjigje