
Çelsi ka pësuar humbjen e katërt radhazi në Premier Ligë. “Blutë” janë mposhtur sot në “Stamford Bridge” me reuzltatin minimal 0-1 nga Mançester Junajtid, në sfidën e vlefshme për javën e 33-të.
Për “Blutë e Londrës” ndeshja nisi keq, kur vetëm pas 16 minutash lojë, Estevao u dëmtua dhe në vend të tij u aktivizua Alehandro Garnaço, ish-lojtar i “Djajve të Kuq”. Sfida u zhbllokua në minutën e 43-të, ku pas një asisti të Bruno Fernandes, ishte Mateus Kunja, i cili dërgoi topin në rrjetë me një goditje të lehtë brenda zonës. Pjesa e parë u mbyll 0-1 për ekipin e drejtuar nga Majkëll Kerrik.
Në minutëne 57-të, Çelsi iu afrua golit të barazimit, por goditja me kokë e Liam Delap u ndal në traversë. Në minutën e 68-të, goditja e Uesli Fofana u përplas në traversë, duke shpëtuar sërish “Djajtë e Kuq”.
Rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Me këtë fitore, Mançester Junajtid renditet në vendin e tretë me 58 pikë, ndërsa Çelsi mban vendin e 6 me 48 pikë duke mbetur me një këmbë jashtë Champions League sezonin e ardhshëm.
Lini një Përgjigje