
Myrto Uzuni ka marrë vëmendjen e disa klubeve europiane, por jo vetëm, me paraqitjen e sezonit të kaluar. Sulmuesi kuqezi shënoi 23 gola në La Liga 2 në sezonin e fundit.
Sipas “AS”, për sulmuesin e Kombëtares shqiptare është vënë në lëvizje skuadra anglez e Lids Junajtid. Anglezët bëhen klubi i radhës që interesohen për shërbimet e beratasit, pas Sauthemptonit dhe Brentfordit.
Gjithashtu raportohet se Gallatasaraji në Turqi, Reimsi ne Francë dhe një klub arab i paidentifikuar kanë shfaqur interes për Uzunin, kontrata e të cilit me Granadën skadon në vitin 2026 dhe ka një klauzolë largimi prej 25 milionë eurosh.
Përflitet se Granada nuk ka asnjë interes për të shitur Uzunin nën klauzolën e caktuar dhe klubet e interesuara duhet të luftojnë për shërbimet e sulmuesit.
Lini një Përgjigje