TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Qershor 2025, 16:03

Ismajli pranë akordit me Beshiktashin, skuadra e Superligës Turke këmbëngul për mbrojtësin e kombëtares shqiptare

Shkruar nga Pamfleti

Ismajli pranë akordit me Beshiktashin, skuadra e Superligës Turke

Pasi përfundoi një sezon shumë të mirë në aspektin personal, por jo sa i takon ekipit të tij, me Empolin që zbriti në Serinë B, e ardhmja e mbrojtësit të kombëtares sonë Ardian Ismajli vijon të jetë ende në pikëpytje.

Sipas mediave italiane me shumë gjasa pritet që destinacioni i tij i radhës të mos jetë Italia. Zërat e raportuar edhe më parë janë shtuar sot, pasi mbrojtësin e Kombëtares po e dërgojnë te Beshiktashi.

Përfundimi i kontratës me Empolin si dhe performanca e sezonit të fundit, bëjnë që të jetë ndër më të kërkuarit nga futbollistët kuqezi. Napoli prej kohësh monitoronte situatën e Ismajlit, por nuk ia doli të konkretizojë diçka me Empolin, të paktën për momentin.

Rinovimi është çështje e pamundur, pasi Ismajli e ka refuzuar prej kohësh. Ndaj në këto kushte një lëvizje e mbrojtësit kuqezi drejt Superligës turke nuk është një destinacion për të mos u marrë në konsideratë.

Prej disa javësh skuadra e Beshiktashit është e interesuar për Ismajlin, ndaj pritet që në ditët në vijim drejtuesit e klubit nga Stambolli të intesifikojnë kontaktet me agjentin e futbollistit.

Nëse ky transferim konkretizohet, atëherë Ismajli do të bashkohet me Ernest Muçin. Sigurisht nëse ky i fundit nuk transferohet diku tjetër gjatë verës, duke qenë se dhe e ardhmja e fantazistit kuqezi duket për momentin të jetë e paqartë.

 

Lini një Përgjigje