TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Qershor 2025, 15:41

Silvinjos iu rrit paga pas Europianit, trajneri i kombëtares përfiton 1.5 mln euro në sezon

Shkruar nga Pamfleti

Silvinjos iu rrit paga pas Europianit, trajneri i kombëtares përfiton

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, përfiton një pagë prej rreth 1.1 milionë eurosh, ndërsa stafi i tij teknik, duke përfshirë ndihmësit e njohur si Pablo Zabaleta dhe Doriva, përfitojnë rreth 400 mijë euro të tjera.

Kështu, shuma totale e kontratës së trajnerit dhe ekipit të tij arrin në 1.5 milionë euro, duke e bërë Silvinjon një trajner që drejton një ekip kombëtar dhe paguhet jo keq. Kujtojmë këtu pagën modeste prej 200 mijë eurosh që kishte trajneri i Gjeorgjisë, Vili Sanjol, në vëzhgimin që u bë në lidhje me pagat e trajnerëve që morën pjesë në Europian.

Në atë kohë, Silvinjo përfitonte rreth 750 mijë euro, duke lënë pas atë të Polonisë, Sllovakisë, Hungarisë, Skocisë, Çekisë dhe disa të tjerë të cilët ishin në kuotën e 300 mijë eurove.

silvinjo trajneri i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje