
Departamenti i Garave në FSHF bën me dije se ndeshja e prapambetur e javës së parë të Superiores, Teuta- Dinamo nuk do të zhvillohet më 5 shtator, siç ishte planifikuar fillimisht.
Ky takim do të luhet më 17 shtator në orën 15:00.
Federata njofton se klubet kanë rënë dakord, pasi Dinamo ka dy lojtarë të grumbulluar te përfaqësueset e Shqipërisë dhe Kosovës bashkë me dy anëtarë të stafit.
Njoftimi i FSHF-së:
“Departamenti i Garave në FSHF bën me dije se ndeshja e prapambetur e javës së parë të “Abissnet Superiore”, Teuta – Dinamo City, nuk do të zhvillohet më 5 shtator, siç ishte planifikuar fillimisht.
Të dyja klubet kanë gjetur mirëkuptimin për të zhvendosur ndeshjen më 17 shtator, në orën 15:00, pasi Dinamo City ka dy lojtarë të grumbulluar me ekipet Kombëtare të Shqipërisë dhe Kosovës, së bashku me dy anëtarë të stafit të klubit”.
Lini një Përgjigje