TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Shtator 2025, 18:09

Zvicra, asnjë fitore me Kosovën; Asllani sfidon Xhakën në tokën “armike”

Shkruar nga Pamfleti

Zvicra, asnjë fitore me Kosovën; Asllani sfidon Xhakën në

Në datën 5 shtator nis rrugëtimi i Kosovës në kualifikueset e “Botërorit 2026”. Ndeshja e parë për të besuarit e Franko Fodës do të jetë karshi Zvicrës. Dueli do të luhet në “St.Jackob Park”, me një kapacitet mbi 38 mijë vende.

Kjo përkon me ndeshjen e 4 mes këtyre dy kombëtareve. Interesantë është se në asnjë rast, “helevetët” nuk ia kanë dalë të mposhtin shqiptarët e Kosovës. Do të jetë mundësia më e mirë që “Dradanët” të thyejnë këtë “tabu” në tokën “armike”.

Fisnik Asllani, Vedat Muriqi dhe pjesa tjetër e ekipit do të përpiqen t’i bëjnë “dëme” Xhakës me shokë. Përveç Zvicrës, Kosova ndodhet në Grupin B së bashku me Slloveninë dhe Suedinë.

fisnik asllani granit xhaka miqësorja zvicër-kosovë

Lini një Përgjigje